E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia e Gjirokastrës trajton 17 familje me bonusin e qirasë

Bashkia Gjirokastër ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të mbështetur familjet në nevojë, duke i ofruar atyre ndihmë me bonus qiraje. Aktualisht, rreth 17 familje po përfitojnë nga ky shërbim, që synon të lehtësojë kushtet e tyre të jetesës dhe të ofrojë një mbështetje të qëndrueshme. Drejtoresha e shërbimit social në bashkinë Gjirokastër Eni Manxhari bën me dije  se ky numër do të pësojë rritje në muajt në vazhdim nisur nga kërkesa e shumta.

“Prej muajit tetor të këtij viti ka hapur thirrjen për ndihmën sociale, për programin bonus qiraje, i cili konsiston në pagesën e qirasë për një periudhë një vjeçare për familjet që nuk disponojnë të ardhura dhe që nuk janë në gjendje të vështirë sociale dhe ekonomike”, u shpreh Eni Manxhari, Drejtoreshe e shërbimit social, Gjirokastër.

Për të përfituar këtë shërbim, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere specifike, të cilat garantojnë që ndihma të shkojë te familjet më në nevojë. Ky program është pjesë e një sërë masash të marra nga Bashkia Gjirokastër për të ndihmuar shtresat në nevojë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›