E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, të rinjtë e sulmojnë me molotov

Godina e Bashkisë Shkodër është sulmuar pasditen e sotme me gurë dhe bombë molotov nga një grup të rinjsh të maskuar.

Të rinjtë kanë goditur fillimisht me gurë godinën e institucionit, ndërsa më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës së hyrjes.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për identifikimin e personave të përfshirë në sulm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›