Bashkia e Tiranës: Ja studimi për terminalin e ri të pasagjerëve në kryeqytet
Bashkia e Tiranës bëri të ditur se kompania italiane Ital- Ferr, ka dorëzuar studimin e fizibilitetit dhe termat e referencës për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë.
Struktura e terminalit do jetë rreth 80 mijë metër katror dhe do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.
Terminali parashikon linjë për parkim autobusësh e mikrobusësh, linjë hekurudhore për trenat, si dhe linjën e tramvajit.
Bashkia bën me dije se kosto e projekti është 25 milion euro. Terminali do jepet me koncesion sipas procedurave të prokurimit të BERZH.
Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:
-autobusë të linjave ndërkombëtare 34
-autobusë të linjave ndërqytetës 57
-autobusë të linjave urbane 15
-mikrobusë 48
-parkim autobusësh 26
-taksi 20
-parkim i automjeteve private 100
Nga ky terminal parashikohet të nisen dhe mbërrijnë në ditë:
-automjete 10 000
-mikrobusë 700
-autobusë 900
-autobusë ndërkombëtarë 100
-autobusë urbanë 180