E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes masakronqente peticioni i animalisteve

Te tjera rreth shkrimit Deshmia e Soeles Roza Keqtrajton kafshen denohet me burg Bashkia e Tiranes prej nje jave permes nje Task Force po ndermerr vrasjen e qenve te rruges. Deshmite e shume qytetareve qe jane mbledhur nga animalistet tregojne per kete masaker. Zyrtarisht Bashkia e Tiranes nuk e pranon kete gje. Nje peticion i firmosur deri tani nga 2000 vete i eshte dorezuar Presidentit Topi Kryeministrit Berisha dhe kryetarit te Bashkise Lulzim Basha per te gjetur metoda civile per trajtimin e qenve.

Qente ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi kane nje jete te veshtire dhe shpesh vdesin nga aksidentet mungesa e ushqimit semundjet dhe kushtet e veshtira te motit. Situata eshte renduar shume me teper gjate javeve te fundit pasi njesi te specializuara te Task Forces se Bashkise se Tiranes filluan vrasjen masive te qenve te rruges. Nderkohe qe Bashkia e mohon kete fakt qytetaret kane pare qen te qelluar me arme kamione te ngarkuar me kafaze me qen te rruges dhe rruget papritur jane zbrazur nga miqte dhe shoqeruesit tane te perditshem.

Te shqetesuar nga keto ngjarje dhe per shkak te mosreagimit te Bashkise ndaj kerkesave publike dhe lokale per te ndaluar vrasjen mizore dhe te panevojshme te kafsheve dashamires te kafsheve kane hapur nje peticion drejtuar komunitetit nderkombetar i cili kerkon ndalimin e menjehershem te vrasjes se kafsheve te rruges.

Ne me pak se 5 dite peticioni ka mbledhur mbi 2000 firma nga 78 shtete gje qe tregon qe komuniteti nderkombetar refuzon ne menyre te qarte dhe kategorike praktikat qe po ndiqen aktualisht ne Shqiperi. Personat qe kane firmosur iu kerkojne autoriteteve Shqiptare te japin nje shembull pozitiv ne Evrope dhe ne rajon duke perdorur metoda humane per mbrojtjen dhe trajtimin e kafsheve te rruges si edhe zbatimin e ligjeve per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna njerezore. Diten e premte me date 2 dhjetor peticioni se bashku me firmat e 2241 personave qe e kane mbeshtetur i eshte derguar Sh.T. Presidentit te Republikes se Shqiperise Sh.T. Kryeministrit te Republikes se Shqiperise dhe te nderuarit Z. Kryetar te Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›