E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes me prane bashkise se Budapestit

Bashkia e Tiranes dhe Bashkia e Budapestit jane nga sot me afer njera tjetres pas vizites se z.Basha ne kryeqytetin hungarez dhe dokumentit te nenshkruar me homologun e tij z. Istvan Tarlos.

Kryebashkiaku i Tiranes ishte per nje vizite zyrtare ne Budapest i ftuar nga z. Tarlos per te thelluar me shume marrdheniet mes dy qyteteve. Z.Basha e quajti te vyer pervojen e Bashkise se Budapestit ne transportin publik ne menaxhimin urban te qendrueshem dhe ne aspektin kulturor e historik. Kreret e bashkive rane dakort per te intensifikuar bashkepunimin ne fushen kulturore ku konkretisht ne Budapest do te mbahet kete vit java e Tiranes qe lidhet dhe me 100 vjetorin e pavaresise dhe anasjelltas ne Tirane do te mbahet ne shtator java e Budapestit.

Takimi me Kryetarin e Bashkise se Budapestit ishte nje rast shume i mire per te forcuar marredheniet mes dy qyteteve tona. Kemi nenshkruar nje marreveshje me ane te se ciles angazhohemi per Ditet e Budapestit ne Tirane ne shtator dhe se bashku do te organizojme edhe Javen e Tiranes ketu ne Budapest duke marre shkas edhe nga 100 vjetori i Pavaresise. Kemi folur konkretisht per projekte te tilla si ato te transportit publik ku Budapesti eshte qyteti me pervojen me te gjate ne kontinent ne operimin e transportit publik ne vecanti te Tramit pervoje te cilen ne kerkojme ta shfrytezojme ne planet tona per vendosjen e linjave te tramit dhe investimit te linjave te tramit ne Tirane. Folem po keshtu per njesere ceshtjesh te tjera me fokus zhvillimin ekonomik rritjen e shanseve per punesim si qellimi dhe objektimi kryesor i Bashkise se Tiranes por ne kete kuader mundesite per te terhequr vemendjen e investitoreve hungareze drejt Tiranes dhe per te kontribuar ne nje klime me pozitive te shkembimeve tregtare dhe te investimeve hungareze ne Tirane dhe anasjelltas tha Basha.

Sot pata kenaqesine te takoj z. Basha kryetarin e Bashkise se Tiranes nje qytet i bukur i nje vendi mik. Gjate takimit zhvilluam biseda rreth mundesive per bashkepunim ne fusha te ndryshme teknike si psh. ajo e transportit publik. Megjithate bashkepunimi midis bashkive tona nuk do te jete vetem teknik por edhe kulturor. Mendoj se kultura eshte shume e rendesishme qe qytetaret tane te njihen sa me mire me njeri-tjetrin duke i hapur rruge keshtu edhe zhvillimit te biznesit dhe turizmit. Jam i bindur qe ky takim eshte vetem fillimi i nje bashkepunimi te thelle midis dy bashkive dhe qyteteve tona tha kryebashkiaku i Budapestit.

Te dy kryebashkiaket vleresuan marrdheniet e mira mes Shqiperise dhe Hungarise dhe rane dakort se ne kete drejtim edhe qendrat kryesore te pushtetit vendor kane shume per te bere dhe duhet te luajne rolin e tyre.

Gjate qendrimit ne Budapest Basha mori pjese ne nje forum te organizuar nga dhoma e biznesit te Europes Qendrore mbi mundesite e investimit ne Tirane. Kryebashkiaku shpalosi para biznesmeneve te Europes Qendrore shanset e medha qe paraqet Tirana per te bere biznes si dhe politikat qe do te ndjeke ne vazhdim Bashkia per te lehtesuar klimen per investime per ta bere Tiranen nje nga qendrat me atraktive ne rajon. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›