E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës transformon Parkun e Liqenit, i shton dhe një kënd argëtues për fëmijët dhe të rriturit

Bashkia e Tiranës bëri të ditur se parkut të Liqenit Artificial, i është shtuar dhe një kënd argëtues për fëmijët dhe të rriturit, në kuadër të nismës, “Luaj Tirana”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në FB, njoftoi instalimin e 6 moduleve force dhe disa tavolinave për lojëra, për të gjithë të apasionuarit pas stërvitjeve në natyrë.

“Shtatori nisi me punë të bukura në Parkun e Liqenit! 6 modele force, tavolina për shah e ndriçim! – Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit”,- shkruan Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›