E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia nis punimet për rikontruksionin e rrugës në njësinë 4

Bashkia e Tiranës nis punimet për rikonstruksionin e harkut rrugor me gjatësi rreth 1 km që lidh rrugën" 5 maji "me atë "Selaudin Zorba" në njësinë numër 4 në kryeqytet.
 

I pranishëm në inspektimin e rrugës dhe në takim me banorët e lagjes, Kryebashkiaku Basha tha se kjo rrugë do të punohet parametrat më moderne, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza, deri tek ndriçimi
 

"Rruga ka një gjatësi prej afro 1 km dhe ka të gjithë parametrat e një rruge moderne, të një qyteti modern evropian, të trotuarëve, shtresave nëntokësore, punimeve për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, të kabllit të telekomit dhe punimeve të tjera, për t`u siguruar edhe në të ardhmen se si kudo tjetër në qytet, për veprat tona të reja, që kabllot të mos varen më në ajër, si pezhishka merimangash por të jenë nën tokë dhe ç`është më e rëndësishme, me parametra ndriçimi dhe gjelbërimi" tha Basha.

Ky investim, i përfshirë në buxhetin e vitit 2012, do të përfundojë brenda 10 muajsh. Rikonstruksioni i kësaj rruge u shërben rreth 4000 qytetarëve të të kësaj zone.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›