Bashkia përmet , 600 mijë euro për ndriçimin publik .

Bashkia Përmet gjatë këtij viti do të përmirësojë ndriçimin publik.Ndërhyrja do të bëhet e mundur falë një investimi me vlerë 600 mijë euro, i mundësuar nga qeveria në bashkëpunim me palën Zviceriane .Rehabilitimi i këtij rrjeti do të kryhet si në qytet ashtu edhe në fshatrat e kësajë bashkie .
“Bashkia jonë e ka pasur përparësi ndriçimin publik si në qytet ashtu edhe në fshatra duke caktuar fonde të veçanta. Sot mund të themi se reth 80 % e qytetit është e mbuluar me ndriçim . Gjithashtu janë elektrifikuar dy fshatrat Qilarishtë dhe Bodar . Ndërsa përsa i takon pjesës së mbetur do të ndërhymë duke përmirësuar ndriçimin publik.Kjo ndërhyrje do të bëhet e mundur falë një investimi me vlerë 600 mijë euro i mundësuar nga qeveria në bashkëpunim me palën Zviceriane ”, thotë Ëngjo Nebiaj përgjegjës i shërbimeve në bashkinë Përmet .
Ky investim do të zgjidhë përfundimisht problemin e ndriçimit publik që banorët e kësajë bashkie kanë pasur prej vitesh .