Bashkim Shehu, Djali i Ish kryeministrit Mehmet Shehu
Interviste Me Bashkim Shehun, shkrimtar, Maj 2004, Barcelone
Djali i Ish kryeministrit Mehmet Shehu
Bashkim Shehu: Baba im, familja dhe komunizmi!
Blendi Fevziu: Besoj se kjo ka qene nje periudhe jo shume e qete per ju, nisur nga shume lajme qe kane ardhur nga Shqiperia. Lajme qe lidhen me te shkuaren tuaj, familjes tuaj. Besoj jeni ne dijeni se zonja Hoxha ka botuar nje liber, I cili rikthen edhe njehere ne qender te vemendjes te publikut, raportet midis Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes. Dy njerezit me te fuqishem te regjimit komunist ne Shqiperi si dhe analizon te gjithe raportet miqesore, personale por edhe zyrtare midis tyre.
Bashkim Shehu: Me teper sesa shqetesuese, ka qene e trishtueshme per mua. Jo pse Nexhmije Hoxha shkruante kete liber qe eshte nje gje interesante ne vetvete, por ajo qe eshte e trishtueshme per mua eshte qe media te rendesishme shqiptare, i jepnin kaq vend te vese se diktatorit, dicka qe nuk ka ndodhur ne asnje vend te post-diktatorial, qe te promovohet ne nje menyre te tille nje libre i saj. Mund te thuhet se ka qene nje protagoniste dhe qe di shume gjera qdhe qe mund te mesojne njerezit shume gjera mbi historine. Pikerisht ata qe dine me shume, ata thone me pak.
Fevziu: Kjo ka ndodhur ne te gjithe lindjen, jo vetem ne Shqiperi?
Shehu: Ne asnje vend. Ne kete menyre, qe njerezit te tregojne, njerez qe kane qene prane diktatoreve kaq hapesire ne median kryesore, nuk di qe te jete bere ne ndonje vend tjeter te lindjes.
Fevziu: Zonja Hoxha e ka paralajmeruar me kohe nje liber te tille, i cili sipas saj do te ishte dhe nje lloj pergjigje ndaj