Bashkimet e fermerëve, përfitim 100% nga Skema Kombëtare

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Në fshatin Mbrostar të Fierit, Alfredi bashkë me 4 fermerë të tjerë, janë bashkuar në një grup dhe zotërojnë 2,3 hektarë tokë që e kultivojnë me prodhime bujqësore të stinës.
Ata kanë aplikuar si grup fermerësh dhe kanë përfituar 100% mbështetje nga Skema Kombëtare 2024 për fidanë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale rastin e fermerëve të bashkuar, që e ka bërë më të lehtë aplikimin dhe përfitimin e tyre nga Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi.
Denaj tha se, “me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5,2 miliardë lekë 67100 fermerë përfitues, ku 52195 prej tyre përfitojnë naftë do të disbursohen 100%”.
Sipas saj, për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte.
/r.e//a.f/