E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian NATO te vezhgoje ndalimfluturimin mbi Libi

Me presionin e ushtruar nga Uashingtoni partneret evropiane te NATO-s reaguan diten e gjashte te keshillimeve te vazhdueshme mbi misionin ne Libi. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton pati bere te qarte ne bisedat telefonike me partneret nga Turqia Britania e Madhe dhe Franca se SHBA duan te terhiqen nga marrja e vetme e pergjegjesise dhe duan qe te bien dakord me aleatet evropiane. Per gjendjen ne Libi jane duke u keshilluar paralelisht me Keshillin e NATO-s ne Bruksel edhe kryeministrat dhe presidentet e vendeve te Bashkimit Evropian.

NATO ndjek politiken e bashkepunimit me te gjithe aleatet

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen beri te ditur se ne princip eshte rene dakord qe kontrollin e ndalimfluturimit ta beje NATO.

Aleatet e NATO-s kane marre vendim qe te zbatojne ndalimfluturimin mbi Libi. Ne mendojme se kjo eshte pjese e perpjekjeve nderkombetare per te mbrojtur civilet nga sulmet e regjimit te Gaddaf-it. Ne do te bashkepunojme me partneret ne rajon dhe pershendesim kontributin e tyre. Te gjithe partneret e NATO-s jane te detyruar te respektojne pikat e rezolutes se OKB-se. Prandaj kemi marre vendim qe te marrim pergjegjesine per zonen e ndalim- fluturimeve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hillary Clinton sekretarja amerikane e Shtetit

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Rasmussen tha se paralelisht me NATO-n sulm mund te ushtrojne edhe vendet aleate me Perendimin nese mendojne se kjo eshte e nevojshme. Ditet e ardhshme do te diskutohet nese NATO do te zgjeroje pergjegjesite e veta.

Sarkozy mbron perdorimin e raketave cruise

Presidenti francez Nicolas Sarkozy kembenguli ne samitin e BE-se qe aksioni ushtarak kunder Libise te mos drejtohet politikisht nga NATO por nga nje koalicion nderkombetar. Sarkozy justifikoi sulmet e deritanishme ajrore me raketat cruise. Ai tha se komuniteti nderkombetar duhet te mbroje popullsine civile me cdo kusht. Gaddafi ka kercenuar me gjakderdhje

Perfytyroni sikur koalicioni yne te mos kishte vepruar ne Bengazi. Mendoni cfare mund te kishte ndodhur. Do te kishte ndodhur nje masaker. Ne jemi atje per te vene ne jete principet historike te mbrojme ne menyre vendimtare popullsine.

Turqia kishte bllokuar nje angazhim te NATO-s duke refuzuar sulmet direkte mbi forcat tokesore te pushtetmbajtesit libian Gaddafi. Kryeministri Recep Tayyip Erdoan pati thene se sulmet e aleances perendimore do te shkaktojne me shume deme se sa perfitime. Ato mund te kthehen ne pushtim dhe te demtojne unitetin shteteror te Libise.

Britania e Madhe Hollanda dhe Italia preferojne me mire qe NATO te ndermarre sa me shpejt te jete e mundur disa aksione ushtarake. Italia kercenoi Francen me mosdhenien me ne dispozicion te aeroporteve te veta per sulmet ne Afriken e Veriut.

Bildunterschrift Nicolas Sarkozy mbi sulmet ne Libi

Gjermania Embargo e pergjithshme e naftes

Kancelarja gjermane Angela Merkel pati bere te qarte se Gjermania nuk do te marre pjese ne sulmet dhe kontrollin e zones se ndalim-fluturimit mbi Libi.

Per mua eshte e rendesishme qe nga ana e Bashkimit Evropian ne te arrijme nje embargo te pergjithshme nafte per te bere te qarte se ne nuk mund te bejme tregti me dike qe ben lufte me popullin e vet. Kufizimet tregtare duhet te jene sa me te gjithanshme.

Merkel kerkoi embargo totale nafte dhe tregtie. Kjo u realizua pjeserisht diten e enjte 24.3 sepse BE njoftoi ne Fletoren Zyrtare ndalimin e tregtise me firmat libiane te naftes dhe gazit. Megjithate firma shteterore italiane ENI nxjerr ende nafte dhe gaz ne Libi. Kontot e Gaddafit dhe familjes se tij duhet te bllokohen. Italia deshiron me shume ndihme per trajtimin e refugjateve nga Afrika e Veriut. BE i kerkon pushtetmbajtesit libian Gaddafi te leshoje pushtetin dhe te mos ushtroje dhune ndaj popullit te tij.

Autor Bernd Riegert/Aida Cama

Redaktoi. Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›