Bashkimi i Qipros, Turqia optimiste

Qeveria e Ankarasë pret që një marrëveshje për bashkimin e ishullit të Qipros, mund të arrihet brenda këtij viti.
Kështu është shprehur sot në Athinë, kryeministri turk Ali Babaxhan.
Sipas tij, Greqia dhe Turqia, në cilësinë e fuqive të mëdha, mund të marrin pjesë në negociatat mes komunitetit greko-qipriot dhe atij turko-qipriot, për të përdorur këtë dritare mundësie.