Bashkimi i votave PS-LSI ne keshillin Bashkiak replika Rama-Basha
Replika në distancë mes kryebashkiakut Lulzim Basha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama për bashkimin e votave mes PS-së dhe LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Basha e konsideroi një vendim tërësisht politik bashkimin e votave mes këshilltarëve të majtë, duke akuzuar kryetarin e opozitës për krijimin e konflikteve politike, me qëllim instrumentalizimin e Bashkisë së kryeqytetit.
“Më vjen keq të konstatoj që e vetmja strategji e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës është konflikti politik dhe instrumentalizimi i Bashkisë së Tiranës si pjesë e konfliktit politik. Strategjia e konfliktit politik e ish-kryetarit s’ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, por edhe me 23 qershorin dhe në 23 qershor qytetarët e Tiranës do të vendosin për rikthimin e konfliktit politik apo të ecin përpara”,- u shpreh Basha.
Këto deklarata kryebashkiaku i bëri gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të opozitës, Edi Rama. Përmes rrjetit social “Tëitter” ai theksoi se shumica e majtë në Këshillin Bashkiak do mbrojë qytetarët e Tiranës nga planet klienteliste, abuzimet dhe vjedhjet në bashki.
“E paska harruar zërin e qytetarëve që flasin përmes Këshillit Bashkiak po s’ka faj, s’ka bërë asgjë dhe i trembet zërit të shumicës në Këshill. Tanimë shumica do mbrojë qytetarët e Tiranës e jo vetëm nga planet klienteliste, inaugurimet sa për televizion, abuzimet e vjedhjet në bashki e qarqe”,- shkruan Rama.
Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave reagoi sërish kryebashkiaku Basha,tin social, duke theksuar se Bashkia e Tiranës është në shërbim të qytetarëve dhe jo të luftës politike. “Ish-kryetari Rama është kujtuar vonë për zërin e qytetarëve. Bashkia sot ofron zgjidhje, projekte dhe shërbime”,- deklaroi ai.