Bashkohen për Libertën

Janë të shumtë këngëtarët shqiptar që në vazhdimësi u janë përgjigjur organizimeve humanitare.
Kësaj rradhe, një numër I konsiderueshëm i tyre kanë bashkuar forcat për t'i dale në ndihmë vogëlushës Liberta Ahmeti.
Palestra e sporteve në Vushtrri, është zgjedhur si lokacion për koncertin madh humanitar, që do të mbahet të hënën (29 prill) duke filluar nga ora 18:00. Mes atyre që do të performojnë janë: Labinot Tahiri, Kaltrina Selimi, Gold AG, Hekuran Krasniqi, Dj Blunt dhe Real One, Etnon, MC Kresha, NRG Band, e një sere DJ e performues të tjerë.
Liberta është diagnostifikuar me Anemi Aplastike sups. ndaj i nevojitet transplantim i palcës kockore,opercaion ky që kushton rreth 250.000 euro një shumë e papërballueshme për familjarët e saj, të cilët kërkojnë ndihmë për ta shpëtuar voglushën. /Indeksonline/