E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketboll/ Amerikanët vazhdojnë dominimin në Botërorin Japoni 2006

Kampionia në fuqi e Botës, Serbia, pësoi humbjen e dytë në Botërorin Japonisë, kësaj rradhe me Francën. Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të ditës së dielë dhe klasifikimet.
Grupi A
Në tri ndeshjet e këtij grupi, Franca fitoi me Serbinë 65-61, Nigeria u mund nga Venezuela 77-84 dhe Libani humbi me Argjentinën 72-107. Kryeson e vetme Argjentina me 4 pikë (2 fitore).
Sot do të ndeshen Argjentinë-Venezuelë, Serbi-Liban dhe Francë-Nigeri
Grupi B
Japonia, vendi organizator i Kampionatit Botëror Japoni 2006 humbi me Angolën 62-87. Zelanda e Re u mund nga Gjermania 56-80 dhe Panamaja nga Spanja 57-101.
Kryesojnë me pikë të plota, nga 4: Spanja, Angola dhe Gjermania.
Sot do të ndeshen Angola-Zelanda e Re, Gjermani-Spanjë dhe Japoni-Panama.
Grupi C
Australia u mund nga Turqia (me këtë ekip luan edhe shqiptari Artan Kuqo) me rezultatin 68-76. Katari humbi me Braziin (66-97) dhe Lituania me Greqinë (76-81). Kryesojën Turqia dhe Greqia (nga 4 pikë), të ndjekur nga Brazili dhe Australia me nga 3 pikë.
Të martën do të përballen: Lituani-Katar, Greqi-Australi dhe Turqi-Brazil.
Grupi D
Italia fitoi me Sloveninë (80-76), ndërkohë që SHBA shkatërroi Kinën (121-90) në dy ndeshjet e grupit D, duke kryesuar me nga dy fitore. Senegali u mudn nga Porto Riko (79-88).
Të martën do të ndeshen Itali-Senegal, Porto Riko-Kinë dhe Slloveni-SHBA.
Pergatiti: Emiljano Kociu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›