Basketboll/Kupa e Shqipërisë njeh gjysmëfinalistet

Ndryshe nga basketboll i meshkujve, ku është dashur një fazë paraeliminatore për të përcaktuar ekipin e 8-të çerekfinalist, tek femrat gjithçka ka nisur nga çerekfinalet, që janë luajtur të shtunën. Dhe në duelet e çerekfinaleve të veprimtarisë së dytë të koshit të vajzave, Kupës së Shqipërisë, ku nuk ka patur të papritura, pasi ekipet favorite janë ato që janë kualifikuar. Flamurtari, Partizani, Tirana e Vllaznia janë ato që vijonë më tej, pas fitoreve në ndeshjet e së shtunës.
Flamurtari “kampion në fuqi”, fitoi me lehtësi, 105-28 ndaj Barleti Basket në Vlorë, ndërkohë që fitore të thellë korri edhe Partizani, me të kuqet e kryeqytetit që fituan 103-50 ndaj Elbasanit, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Ndërkaq, fitore pa shumë bujë korri Tirana, që mposhti 69-62 Studentin në derbin kryeqytetas. Gjysmëfinalistja e fundit është Vllaznia, që mundi 62-50 Teutën, në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër dhe pamje të të cilës na sjell kjo kronikë.
Përtej një nisjeje jo të mirë të vendaseve, që e humbin 10-minutëshin e parë me shifat 6-15, skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj ka reaguar në gjysmëorën e mbetur, duke përmbysur shifrayt dhe duke e fituar ndeshjen me 12 pikë epërsi.