E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bastet e paligjshme/ Tonali dhe Faxholi ishin “mbledhësit” e parave për të gjithë lojtarët e Serisë A

Sipas prokurorëve të Milanos, Paolo Filipini dhe Roberta Amadeo, Sandro Tonali dhe Nikolo Faxholi kishin një rol kyç në atë që konsideroeht si skandali i basteve të jashtëligjshme. Sipas prokuyrorëve dy lojtarët në fjalë ishin ata që merreshin me mbledhjen e parave që luheshin prej lojtarëve të Serisë A, të cilët në total ishin plot 12.

Sipas akuzës dy mesfushorët ishin ata që i ishin bërë reklamë platformave ilegale të ngritura nga Tomazo De Giakomo, Patrik Frizera, Antonio Shinoka, Antonino Parize dhe Andrea Piçini, për të cilët Prokuroria e Milanos ka kërkuan masën e arrestit në shtëpi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›