E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastet favorizojne Bjellorusine per fitore ndaj Shqiperise

TIRANEuml- Kombetarja shqiptare do te zhvilloje sot ndaj Bjellorusise ne oren 1930 ne Dinamo Stadion te Minskut ndeshjen e katert per grupin D te eliminatoreve te Euro 2012.
Kompanite e basteve e shohin si favorite Bjellorusine edhe per faktin qe luan ne shtepi. Fitorja e vendasve kuotohet mesatarisht 1.80 barazimi i mundshem vleresohet me 3.20 ndersa fitorja e Shqiperise eshte kuotuar dukshem lart 4.70 nisur dhe nga rezultatet e fundit direkte midis dy kombetareve.
Ne renditjen e fundit te FIFA-s per muajin gusht Shqiperia ndodhet ne vendin e 67-te kurse Bjellorusia pozicionet ne vendin e 55-te njeheresh edhe renditja me e mire historike e bjelloruseve.
Bjellorusia eshte nje nga pese kundershtaret e Shqiperise ne Grupin D ne eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012 finalet e te cilit do te luhen ne Poloni dhe Ukraine. Me Bjellorusine kemi zhvilluar dy ndeshje per eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 nen drejtimin e Oto Baricit. Barazuam ne Minsk me rezultatin 2-2 golat nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi ndersa humbem ne Tirane me rezultatin 4-2 golat nga Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani.
Kuqezinjte ne kete sfide paraqiten me 4 mungesa me peshe Currin Canen Lalen dhe Bogdanin. Ndersa nje tjeter problem duket se do te jene edhe temperatuart e ulta ne Minsk te cilat ne oret e mbremjes shkojne deri ne 0 grade celscius.

- Kampionati Europian eliminatoret grupi D

Ndeshjet 12 tetor

Bjellorusi-Shqiperi
Luksemburg-France

- Renditja ne grupin D

1. Franca 3 6
2. Shqiperia 3 5
3. Bjellorusia 3 5
4. Bosnja-Herc. 3 4
5. Rumania 3 2
6. Luksemburgu 3 1

d.b/ATA/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›