E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet nxjerrin fituese Bosnjen

Edhe pse jemi te paret ne grup dhe per me shume luajme ne shtepine tone Kombetarja shqiptare nuk eshte favoritja e ndeshjes se mbremjes ate perballe Bosnje Hercegovines.

Sipas kompanive te basteve europiane mundesite me te medha per te fituar kete ndeshje i ka perfaqesuesja e vendit fqinje qe drejtohet nga Sushic. Suksesi i boshnjakeve ne Qemal Stafa eshte kuotuar me 2.3 kundrejt 2.9 ose 3 te koeficientit te fitores se Shqiperise.

Duke qene se fitorja eshte rezultati i duhur per shpresat e Bosnjes per kualifikim edhe barazimi i kesaj sfide ka nje koeficient te larte. Ne pjesen me te madhe te kompanive te basteve koeficienti i nje rezultati te tille eshte kuotuar mbi 3.

Ne renditjen e muajit gusht te FIFA-s Kombetarja boshnjake ka zbritur 2 vende duke u renditur ne vendin e 59-te ndersa Kombetarja shqiptare eshte ngjitur 3 vende duke u renditur e 67-ta kjo dhe fale paraqitjes mjaft te mire te perfaqesueses kuqezi gjate ketyre ndeshjeve te fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›