Basti i fituar i Radio-Televizionit Shqiptar

Ishte cilësuar që në krye të herës si një eveniment i veçantë për një “Special One”. Miqësorja e Partizanit me Romën, e cila u luajt të shtunën dhe u fitua nga skuadra italiane me rezultatin 2-1, ishte e veçantë për shumë arsye. E veçantë sepse riktheu në Tiranë Zhoze Murinjon, i njohur ndryshe me nofkën “Speciali” (“The Special One”), i cili nuk e fshehu se Tirana ka një vend të veçantë në zemrën e tij.
I veçantë, sepse si kurrë më parë, falë sensibilizimit publik që Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, një stadium si “Arena Kombëtare” u mbush si asnjëherë tjetër për një miqësore, i veçantë sepse vendosi një etalon të ri sa u përket përcjelljes së evenimenteve të tilla sportive nga transmetuesi publik. I veçantë sepse Radio-Televizioni Shqiptar solli gjithçka nga rikthimi i Romës në Tiranë, aty ku 15 muaj më parë fitoi trofeun e Ligës së Konferencës, duke qenë në çdo hap të skuadrës italiane në tokën shqiptare, nga pritja në aeroportin e Rinasit, tek qëndrimi në kryeqytet, me emisionin e posaçëm para dhe pas ndeshjes dhe, padyshim, edhe me vetë transmetimin e ndeshjes, që ishte i një niveli si asnjëherë më parë. Ne besojmë se Radio-Televizioni Shqiptar e fitoi bastin që i kishte vënë vetes dhe këtë na e vërtetuan edhe shikuesit.