E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batmani dorëzon hajdutin në polici

Angli - Heroi i filmave për fëmijë Batman tashmë është kthyer në shpëtimtar edhe për të rritur.

Një burrë i veshur si Batman nga qyteti i Gotham është paraqitur në polici megjithë hajdutin duke e dorëzuar atë, pasi kishte vjedhur dhe mashtruar në qytet.

E gjithë skena u filmua nga kamerat teksa të gjithë u habitën nga ky gjest, kur Batmani u fut brenda në Komisariat së bashku me hajdutin dhe më pas u largua mistershëm.

Policët tentuan ta ndiqnin për të identifikuar se kush është e mbron qytetin e Bradford.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›