E Diel, 1 Nëntor 2026

Bavarezët votojnë në zgjedhjet shtetërore

 Bavarezët po hedhin votën e tyre në zgjedhjet shtetërore, vetëm një javë para votimeve kombëtare në Gjermani.

Vendvotimet janë hapur në orën 8:00, ndërsa rezultatet paraprake priten pak pas orës 18:00.

Unioni Kristian-Demokrat (CSU) i kancelares Angela Merkel pritet të mbizotërojë.

CSU ka qeverisur rajonin më të pasur të Gjermanisë për 56 vjet.

Me 3.8 për qind, Bavaria ka shkallën më të ulët të papunësisë në Gjermani, ku mesatarja kombëtare është 6.8 për qind.

Rajoni jugor është “shtëpi” e disa prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë, si Audi dhe BMW.

Kryeministri bavarez, Horsty Seehofer, e ka përshkruar Bavarinë si “portë drejt parajsës”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›