E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern-Chelsea finalja e madhe e Champions

"Kemi kualitetin për të fituar këtë kupë". Deklaratë optimiste kjo e Roberto Di Matteo, trajnerit të Chelsea-t para finales së Ligës së Kampioneve përballë Bayern-it.

Tekniku italo-zviceran, i cili erdhi si trajner emergjent kërkon të hyjë në historinë e klubit londinez duke fituar kupën më të rëndësishme në Europë. "Ardhja deri këtu sigurisht që ka qenë e vështirë, - ka pohuar Di Matteo.- Gjithsesi lojtarët duan ta cojnë në shtëpi këtë trofe. Klubi i Chelsea-t dhe të gjithë tifozët tanë e meritojnë".

Për skuadrën angleze do të mungojë kapiteni John Terry dhe Branislav Ivanovic të skualifikuar për kartona por rikthehen pas dëmtimeve David Luiz dhe Geri Kehill. Ndërkohë që Chelsea kërkon ta fitojë për herë të parë këtë trofe, Bajern Munich kërkon të futet në histori si skuadra e parë që fiton Championsin në stadiumin e vet.

"Një gjë është e qartë, të dyja skuadrat kërkojnë ta fitojnë këtë kupë, por ne jemi pak më të favorizuar, luajmë në fushën tonë, - ka pohuar Jup Heynkes.- Kemi mundësi të bëhemi pjesë e historisë së këtij aktiviteti, dhe kjo është dicka shumë e bukur". Por në bazë të rregulluave të FIFA-s dhe UEFA-s, stadiumi bavarez vetëm për natën finale, do të quhet 'Fußball Arena Munchen'.

Kompanitë e basteve europiane shohin Bayern-in si favoritin kryesor të kësaj supersife. 1.75 është kuotuar fitorja e bavarezëve në 90 minuta në lojë kundrejt 4.6 të asaj të Chelsea-t. Për bokmejkërsat skuadra gjermane mbetet favorite edhe nëse ndeshja shkon me shtesa ose gjithcka përcaktohet nga 11 metërshat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›