E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munchen, 4 titullare te demtuar

Franck Ribery dhe Luca Toni nuk marrin pjese ne stervitjen e Bayern Munchen ne Donaueschingen.

Fantazisti francez po vuan prej disa javesh nga dhimbja ne gjurin e majte, ndersa bomberi italian ka nje problem me thembren e Akilit. Ne stervitjen e paradites se sotme nuk kane marre pjese as ukrainasi Anatoli Timoschuk qe ka pesuar nje terheqje muzkulare ne kofshe dhe Miroslav Klose, i ndalur nga dhimbja ne kavilje.

Kater lojtaret kane qendruar ne hotel duke u stervitur ne palester per t’u rekuperuar sa me shpejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›