Bayern Munchen-Podolski, zgjidhja ende e bllokuar

E ardhmja e sulmuesit te Bayern Munchen, Lukas Podolski vazhdon te jete e mbuluar nga mjegullnaja. Sulmuesi 23 vjecar qe ka shprehur deshiren per t’u larguar pasi nuk shihet si zgjedhje e pare, ka shume pak mundesi te braktise skuadren bavareze ne muajin janar.
Sipas burimeve te ndryshme, Bayern ka hedhur poshte nje oferte te ardhur nga Kelni, klubi ku u rrit si lojtar dhe u ble ne vitin 2006 per 10 milione euro. “Rikthimi i Podolskit tek Kelni do ishte nje dhurate shume e bukur per Krishtlindje, por perjashtoj cdo mundesi qe ai te bashkohet me ne ne merkaton e dimrit”, ka deklaruar drejtori sportiv i skuadres, Michael Meie.
Ai ka pohuar gjithashtu se ne gare jane edhe shume skuadra te tjera, te cilat ofrojne shuma me te medha dhe kjo e ben praktikisht te pamundur rikthimin e sulmuesit ne shtepine e tij.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code