E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bayern, Salihamidzic e konfirmon: Mané po vjen

Prej ditësh ishte kuptuar se kalimi i Sadio Mané tek Bayern ishte një punë e përfunduar, por tashmë vjen dhe deklarata e drejtorit sportiv të bavarezëve, Hasan Salihamidzic, i cili foli për Sky Sports dhe konfirmoi: “Po, është e vërtetë, Sadio po vjen te Bayern”. Një deklaratë që konfirmon blerjen e re dhe njëkohësisht sanksionon divorcin nga sulmuesi polak, Leëandoëski, në këtë pikë i destinuar për Barcelonën.

Investimi i Bayernit ishte i madh, i mbërthyer nga polemikat me Lewandowski, tani i destinuar për Barcelonën e Xavi: 40 milionë plus bonus, shifra që e bindi Liverpool e Klopp të linte Manèn të largohej, një karakter i vërtetë në sulmin e Reds, i aftë për të shënuar me shumë lehtësi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›