E Martë, 3 Nëntor 2026

Bayern me mision përmbysjeje, gjermanët duan çerekfinalen e Champions, nuk dorëzohet as Sociedad

Sonte Uefa Champions League do të njohë 2 ekipet e para çerekfinaliste të cilat do të dalin nga çiftet Bayern-Lazio dhe Sociead-PSG.

Vëmendja më e madhe në ndeshjet që transmetohen në Tring do të jetë te përballja e Alianz në Mynih.

Bayern në krizë rezultatesh në kampionat, trofe që po e  sheh t’i iki nga duart, duhet të përmbysë ndërkohë në Europë humbjen 1 me 0 në Olimpiko kundër bardhekaltërven në ndeshjen e parë.

Nuk është një mision i pamundur pasi humbje ishte minimaliste, mirëpo kaosi në lojë dhe rezultate në javët e fundit për bavarezët, krijon frikë dhe pikëpyetje tek rekordmenet e Gjermanisë.

E sikur të mos mjaftonte situate e përgjithshme, Tomas Tuhel është edhe në emergjencë mungesash.

Sot ndaj Lacios nuk janë të gatshëm për arsye dëmtimesh Gnabri, Koman, Sane, Mazraui , Boei dhe Perec, e po ashtu edhe Upamekano i pezulluar.

Gjasat janë  në të djathtë të mbrojtjes të luaj Kimish dhe në mesfushë në krah të Goreckes, të jetë Pavlovic.

Titullar edhe në Matis Tel në sulm përkrah Mylerm, Musiala dhe Kane. Shumë me e qetë në aspektin e Orgabikes situatë tek Lacio e cila në raport me ndeshjen e parë ka rikuperuar Xakanjin në sulm i cili do të jetë në krah të Felipe Anderson dhe Imobiles.

Hysaj pritet të jetë titullar sërish në të majtë të mbrojtjes. Lacio luan edhe për Italinë pasi një kualifikim i mundshëm do t’i shtojë shanset që ky vend të çojë 5 skuadra sezonin e ardhshëm në champions league.

Mision edhe më i vështirë përmbysje për spanjollët e Real Sociedad të cilët do të provojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të tentuar mrekullinë ndaj PSG, me francezet që kanë fituar ndeshjen e parë 2 me 0.

Tek parizienët i vetmi që ka trazuar pak atmosferën është ylli Kilian Mbappe , i cili pas lajmit për largimin nga skuadra në fund të sezonit, është bërë objekt i zëvendësueshëm të shpeshtë nga trajneri Luis Enrike në ndeshjen e kampionatit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›