E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bayern shokohet nga skuadra e kategorisë së tretë

Bajerni Mynihut është shokuar jo pak nga humbja që e nxorri jashtë kupës së gjermanisë ndaj një ekipi shumë më modest si Sarbryken.

Tekniku I bavarezeve Tomas Tuchel vazhdon të ketë një marrëdhenie të keqe me këtë trofe pasi edhe srezonin e kaluar kur sapo mori drejtimin e Bajernit, u eleminua nga faza cerekfinale.

Këtë herë humbja ishte edhe më e hidhur pasi erdhi përballë një skuadre të kategorise se trete e cila madje ndodhet në vendin e 15 në rënditje në kampionatin e katëgorise se ulët.

Bavarezet madje kishin shënuar të parët në minutën e 16 me anë të Thomas Myler. Pak caste më vonë Bajerni u trondit nga demtimi i de Ligt, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Santhaimer që barazoi rezultatin për miqtë.

Në pjesën e dytë Tuchel futi në fushë treshen e titullareve Musiala, Gnabri dhe Coman, por kjo gjë nuk i dha fitoren të zotëve të shtëpisë, përkundrazi në frymen e fundit para se ndeshja të shkonte ne shtese, modestet e Sarbryken shënuan golin e fitores me anë të mbrojtësit 34-vjecar Marcel Gaus. Bajerni ikën nga kupa që në turin e dytë të saj duke lënë një shije të hidhur tek drejtuesit dhe tifozet e vet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›