E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni e kalon Man Unitedin, është e para në botë

Bayern Munchen është skuadra më me vlerë në botë. Kampioni i ri i Evropës e ka kaluar Manchester Unitedin që deri sot ishte në vendin e parë.

Në llogaritjen komerciale, Bayern Munchen vlenë plot 860 milion dollarë para Manchester United që tani është në vendin e dytë me vlerë 837 milion dollarë.

Real Madrid është skuadra e tretë më me vlerë me 621 milion dollarë, ndërsa Barcelona e katërta me 572 milion dollarë. Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester City, Milan e Dortmund përmbyllin top 10-shen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›