E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bayerni fiton “klasiken” e Gjermanisë

Bayerni i Mynihut fiton “klasiken” e Gjermanisë. Bavarezët mposhtin 2-1 rivalët e Borussia Dortmundit në “Allianz Arena” dhe marrin fitoren e 7-të në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon në Bundesligë.

Bavarezët patën një pjesë të parë pothuajse perfekte, duke e thyer barazimin në minutën e 22-të me goditjen me kokë të Harry Kane. Të besuarit e Kompany patën shumë raste për të dyfishuar epërsinë, por rezultati ishte 1-0 në fishkëllimën e fundit. Pas pushimit, verdhezinjtë u përpoqën të kundërpërgjigjeshin, duke e thyer pak ritmin e kundërshtarëve të tyre, por në minutën e 78-të vendasit dyfishuan epërsinë e tyre: Olise arriti të shënonte golin e dytë për Bayernin.

Miqtë arritën të riktheheshin në lojë me golin e Julian Brandt minutën e 84-të. Skuadra e Kovac u përpoq të barazonte rezultatin në çdo mënyrë të mundshme në minutat e fundit, por tre pikët shkuan te bavarezët në fishkëllimën e fundit.

Bayern mbetet i vetëm në krye të tabelës, pesë pikë përpara Leipzigut të vendit të dytë. Borussia Dortmund ka 14 pikë, në vendin e katërt në klasifikim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›