Bayerni kampion, lojtarët pare "llom"

Bayern Munchen është i gatshëm të ndajë superbonuse për lojtarët e saj nëse arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve. Sipas mediave gjermane, Bayern do të ofroj 4 milion euro nëse lojtarët e saj arrijnë të fitojnë në Champions League.
Kujtojmë që deri në gjysmëfinale Bayerni ka ofruar 3 milionë euro për kalimin në çerekfinale: 40 mijë euro për kokë për kalimin në 1/8-at dhe 50 mijë euro për kokë për kualifikimin në çerekfinale. Gjithashtu, për "kokën" e Juventus u dhanë 2 milionë euro, 100 mijë euro për kokë./Indeksonline/