E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bazhdari Ne Shkoder fitore e te majtes

Keti Bazhdari, Sekretare për Çështjen e ish-të përndjekurve në Partinë Socialiste u shpreh se në zgjedhjet e të dielës Shkodra i dha fitore të majtës.

"Në Shkodër regjistrohet një fitore e të majtës. Kjo ka ardhur si pasojë e dy fenomeneve. E para është se e djathta gjatë gjithë këtyre viteve ka premtuar për mbështetje të shtresës së ish-të përndjekurve, por në fakt vetëm ka përdorur gjuhën e ashpër ndaj regjimit ish-komunist dhe nuk ka bërë asgjë për njerëzit. E dyta është se programi i Partisë Socialiste përfshin edhe trajtimin e problemeve të kësaj shtrese", tha Bazhdari. Përfaqësuesja e PS pretendon se në këto momente po bëhet presion në qendrat e votimit, pasi është e vështirë për të pranuar këtë rezultat fitoreje të së majtës dhe humbje të së djathtës. / Top ChannelZgjedhje 2013
Kukan: Fituese e zgjedhjeve të jetë Shqipëria
Dule: Po më vjedhin votat
Bregu: Numërimi të vijojë në çdo qendër

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›