Bazilika e Lindjes shpallet 'Trashëgimi Botërore'

UNESCO ka votuar për dhënien e statusit "Trashëgimi Botërore" Bazilikës së Lindjes, në qytetin palestinez të Betlehemit në Bregun Perëndimor.
Kisha është konsideruar nga të krishterët si vendi i lindjes së Jezu Krishtit. Marrja e statusit "Trashëgimi Botërore" shihet si një detyrim shtesë për bashkësinë ndërkombëtare që ta ruajë atë.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në Shën Petersburg të Rusisë, votoi me 13 vota për, gjashtë kundër dhe dy abstenime. Masa u miratua pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Palestinezët i patën bërë thirrje UNESCO-s që ta marrin në konsideratë kërkesën ‘urgjente’ për dhënien e statusit “Trashëgimi Botërore", për shkak të siç thuhej kërcënimeve nga mbijetesa e saj si pasojë e konfliktit me izraelitët.