E Diel, 1 Nëntor 2026

“Beach Volley Shkodra 2026” në Velipojë, Gonxhja: Tri ditë sport dhe spektakël në bregdet

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga aktiviteti “BeachVolleyShkodra 2026”, i zhvilluar në Velipojë, ku për tri ditë sporti dhe emocion u përballën ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Aktiviteti solli në bregdetin e Velipojës gara të volejbollit në rërë, duke krijuar një atmosferë sportive dhe festive për pjesëmarrësit dhe pushuesit.

“Tre ditë plot energji, emocion dhe spektakël sportiv në bregdetin e Velipojës, ku ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u përballën në rërë, duke dhuruar garë, emocion dhe një atmosferë të jashtëzakonshme”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale.

“BeachVolleyShkodra 2026” synon të ndërthurë aktivitetin sportiv me promovimin e turizmit bregdetar dhe të Velipojës si një destinacion për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë sezonit veror.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›