E Diel, 1 Nëntor 2026

“Beatlemania” në ekran, si 4 djem nga Liverpooli hipnotizuan një komb të tërë brenda një nate

Sot shënohet përvjetori i një prej momenteve më ikonike në historinë e televizionit dhe muzikës botërore. Më 9 shkurt 1964, katër djem nga Liverpool-i u ngjitën në skenën e “The Ed Sullivan Show”, duke ndryshuar përgjithmonë kulturën.

Ishte hera e parë që “The Beatles” performonin live për publikun amerikan. Statistikat e asaj nate mbeten të paimagjinueshme edhe për standardet e sotme: mbi 70 milionë amerikanë – rreth 40% e popullsisë së asaj kohe – u mbërthyen para ekraneve bardhezi të CBS për të ndjekur “Fab Four”.

Në studio, atmosfera ishte elektrizuese dhe shurdhuese. John, Paul, George dhe Ringo luajtën pesë këngë, duke hapur me “All My Loving” dhe duke e mbyllur me hitin që po thyente çdo rekord, “I Want to Hold Your Hand”.

Kjo paraqitje nuk ishte thjesht një koncert; ishte fillimi zyrtar i “Beatlemania-s” në Shtetet e Bashkuara dhe hapja e dyerve për “Pushtimin Britanik” (British Invasion) në toplistat muzikore amerikane. Për shumë historianë të muzikës, 9 shkurti i vitit 1964 shënon vijën ndarëse mes muzikës së vjetër dhe asaj moderne.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›