Becaj-gjyqtareve Rrini larg politikes

Per kete arsye Becaj ka kerkuar nga gjyqtaret qe te ruajne pavaresine e tyre dhe te jene larg politikes.
Per te arritur nje sukses eshte mirefunksionimi i KLD-se ne interes te pavaresise se gjyqesorit u shpreh ajo e cila ka shtuar se Keshilli i Larte i Drejtesise ka per detyre te qeverise gjyqesorin dhe ta beje gjykaten te pavarur nga cdo institucion tjeter.
Komisioni Evropian por edhe opinioni shoqeror kerkojne nje pushtet gjyqesor te pavarur transparente. Jo gjithcka ne permbushjen e kesaj pritshmerie eshte ne doren e gjyqtareve. Kerkohet me shume pavaresi kerkohet me shume garanci per statusin e gjyqtarit qe te kemi me teper produktivitet duhet te kete me shume instrumente administrative qe keni me shume fonde financiare qe te keni me teper transparence duhen kushte me te mira pune. Qe te keni me sukses ne luften kunder korrupsionit kerkohet nderveprim institucional e reformim i vazhdueshem strukturor ka thene Becaj.
Duke e cilesuar si detyrim kushtetues zgjedhjen e anetareve te rinj te KLD nga radhet e gjyqesorit Becaj theksoi se e drejta dhe detyrimi yne per te siguruar nje proces zgjedhor te mandateve te gjyqtareve ne perberje te Keshillit te Larte te Drejtesise eshte afirmim dhe kontribut ne pavaresine e pushtetit gjyqesor.
Ajo kerkoi nga gjyqtaret qe pavaresine te mos e shohin si nje e drejte apo privilegj qe u jepet per interesat vetjake por per interesat e shtetit dhe qytetareve. Kjo eshte baza mbi te cilet gjyqtaret ushtrojne dhe mbrojne funksionin e tyre ndaj nderhyrjeve te cfaredolloj tha Becaj.
Ne kete Konference jane paraqitur kandidaturat e 30 gjyqtareve nga te cilet do te zgjidhen permes nje procesi votimi 5 anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. /Saimir Lleshi/Start/
2010-11-15 1150