E Martë, 3 Nëntor 2026

Beci: Tregu i ri në Shkodër, do të ndërtohet më i rregullt dhe i sigurt

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka premtuar rindërtimin e tregut të robeve të përdorura, i cili pak ditë më parë u dogj nga një zjarr i madh. 

Gjatë një takimi me tregtarët e rrobave të përdorura zoti  Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do të jetë në krah të tregtarëve që ata të mund t’i rikthehen aktivitetit të tyre konform rregullave dhe kushteve të sigurisë, që situata të tilla të mos përsëriten më”. “Nga një e keqe ta kthejmë në një të mirë”, tha Beci.

“Do të bëjmë një propozim bashkë me projektuesit për ta kthyer zonën ku është tregu si duhet, më të rregullt dhe më të sigurt”, tha kryetari i Bashkisë së Shkodrës.

Tregtarët kërkuan që të tregu të ndërtohet i ri dhe të ketë kushte me standarde më të mira.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›