Beci takim me Imzot Angelo Massafran dhe Arqipeshkvin e ri të Dioqezës Shkodër: Harmonia fetare, shembull frymëzues

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot në një takim Imzot Angelo Massafran, së bashku me Arqipeshkvin e ri të Dioqezës Shkodër, Pult, Imzot Giovanni Peragine.
Kryebashkiaku i Shkodrës bën me dije se gjatë bisedës ka vlerësuar kontributin e çmuar që Imzot Massafra ka dhënë ndër vite, duke e bërë atë një figurë të shquar në Shkodër.
“Mesazhet e tij, urtësia dhe përkushtimi për harmoninë ndërfetare në qytet, janë shembuj frymëzues dhe jam i bindur se do të vijojnë edhe nën drejtimin e Imzot Giovanni Peragine. Diskutuam gjithashtu projektet që synojnë kthimin e Shkodrës në rrënjët e saj historike, duke përfshirë zonën përreth Kalasë së Shkodrës, Kishës së Zojës dhe Xhamisë së Plumbit, si një pjesë unike dhe e veçantë për hyrjen e qytetit”, thotë Beci.
Kryetari i bashkisë Shkodër, thekson në fund të mesazhit të tij se dera e bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për të.
Nga takimi i kryebashkiakut të Shkodrë Benet Beci me takim Imzot Angelo Massafran, së bashku me... 1 nga 10/a.f/r.e/