Beckham: Tek Los Angeles nuk dua te kthehem

Pavaresisht deshtimit te bisedimeve mes kuqezinjve dhe skuadres se Los Angeles Galaxy, mesfushori anglez parapelqen te mos kthehet me ne kampionatin amerikan MLS.
“Bisedimet nuk kane perfunduar sepse e di qe klubet do vazhdojne te diskutojne. Shpresoj qe gjerat te shkojne ne drejtimin qe une deshiroj dhe une kam thene qe dua te qendroj tek Milan. Pasi e kam thene kete gje, mund te jete e veshtire per t’u rikthyer ne kampionatin amerikan”, sqaron ish mesfushori i Real Madrid.
Ky mesazh eshte i qarte per Galaxy qe mund ta humbase pergjithmone lojtarin britanik. Nderkohe, nje piste tjeter ka dale ne kuader te kompletimit te marreveshjes. Mesohet se skuadra e Los Angeles i ka kerkuar Milanit nje mbrojtes, cka mund te ndikoje ne arritjen e marreveshjes per transferimin perfundimtar te Beckham.