Beckham imazhi i Qatar2022

Pavarësisht zhurmave për sigurimin e botërorit 2022 me anë të korrupsionit, Katari ka nisur përgatitjet për të tërhequr sa më shumë tifozë e turistë përgjatë ditëve të eventit futbollistik.
Për këtë vendi i vogël arab ka menduar edhe një fushatë gjigande promocioni ku në qendër të saj, mes shumë figurave të tjera, do të jetë edhe David Beckham, që së fundmi nënshkroi një kontratë me skuadrën franceze të PSG-së.
Skuadra franceze është në pronësinë e sheikëve arabë dhe marrëveshja 5-mujore e Beckham-it me ta është aneksi drejt një kontratë prej miliona eurosh. Të afërt të futbollistit anglez citohen nga mediat britanike të kenë thënë se ish-kapiteni i kombëtares pritet të nënshkruajë një kontratë prej 25 milion eurosh për të qenë imazhi në promovimin e botërorit Katar2022.
Të njëjtat burime thonë se padronët e PSG-së kanë mbetur të mahnitur nga suksesi i SpiceBoy-t në promovimin e lojërave olimpike Londër2012.