E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham në dyqanin e United, fansat e vërshojnë

Legjenda e Manchester United dhe jo vetëm, David Beckham është rikthyer në qytetin ku u bë i famshëm, për ta blerë një fanellë të re të "Djajve të Kuq", ku shkruhet "Champions 20", e cila të sjellë në vëmëndje 20 titujt kampionë që ka klubi nga "Old Trafford".

38 vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli pas eksperiencës së fundit në Paris Saint Germain, vizitoi dyqani zyrtar të United së bashku me 5 ish futbollistë të tjerë të epokës së tij: Gary Neville, Phil Neville, Paul Scholes, Nicky Butt dhee Ryan Giggs.

Sigurisht që ky ishte një rast shumë i mirë për fansat, të cilët "pushtuan" dyqanin për të fotografuar dhe për të marrë autografe nga "Spice Boy".

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›