Befasia, Besa prezantoi dje Artim Shaqirin
Lojtari shqiptar qe ka milituar me perfaqesuesen e Maqedonise, Artim Shaqiri, do te luaje te Besa e Kavajes. Lajmin e ben te ditur vete klubi verdhezi, qe ka nenshkruar nje marreveshje me lojtarin e shumeshetitur ne kontinentin plake. Shaqiri kishte hyre ne bisedime me Elbasanin, por midis tij dhe presidentit Laze nuk u gjet gjuha e perbashket. Kushtet e kontrates ende nuk behen te ditura, por thuhet se lojtari ka siguruar nje kontrate 6-mujore me opsion rinovimi per vitin tjeter.