Befasisht, Marquinhos nuk i kalon testet mjekësore!

Qendërmbrojtësi i Romës, braziliani Marquinhos nuk ka arritur ti kaloj me sukses testet mjekësore te PSG. Talenti brazilian ka marrë përgjigje negative nga testet e bëra te skuadra franceze.
Raportohet se Marquinhos ka probleme me gjak dhe se ai nuk mund të jetë aktualisht lojtar i PSG-së.
Megjithatë shpresat për talentin brazilian nuk janë shuar sepse ai do të testohet edhe një herë brenda orëve të ardhshme.
Thuhet se Marquinhos mund të ketë dhëmbë të infektuar ose mund të ketë virus gripi, për çka gjaku i tij ka dhënë notat negative./Indeksonline/