Befasitë e Teutës

Aktorja Teuta Krasniqi ka befasuar shumë kë gjatë vitit 2010. Në fillim ajo paralajmëroi një program televiziv, i cili kishte për qëllim të ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë.
Gjatë kësaj kohe nëpër media filluan thashethemet se këngëtarja është në lidhje dashurie me këngëtarin Blero Muharremi.
Pak kush e kishte paramenduar se ajo është në një lidhje, megjithatë në një intervistë për Express, Teuta kishte thënë se nuk dëshironte të fliste për jetën e saj private.
E njohur për karakterin e saj të Sarandës në serialin “Kafeneja e Jonë”, Teuta Krasniqi më vonë doli publikisht me Bleron nëpër Prishtinë.
Nuk vonoi shumë dhe më vonë u dha lajmi se këngëtarja kishte mbetur edhe shtatzënë.
Ky lajm kishte befasuar shumë kë pasi që Teuta dhe Blero nuk ishin të martuar zyrtarisht.
Më pas çifti publikisht pranoi se janë duke pritur një vajzë. Emri i vajzës sigurisht që do të jetë një befasi j. Atë do na tregojë Teuta gjatë këtij viti!