E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj: Uroj që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për zhvillimin e Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës pas mbylljes së procesit të votimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj shkruan se uron dhe shpreson që qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 9, 2025


Postimi i Begajt:

Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›