E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHërbimit Informativ të Shtetit. Me propozimin e kryeministrit Edi Rama, Vlora Hyseni do të zëvendësojë Helidon Bendon.

Ky propozim i kryeministrit Rama ngjalli reagime lidhur me karrierën e Vlora Hysenit, e cila ka mbajtur disa poste të rëndësishmë në shtetin e Kosovës.

Ajo ka shërbyer Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës për disa vite, por u shkarkua nga presidentja Vjosa Osmani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›