E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj e Rama mesazh për 8 dhjetorin/ Presidenti dhe kryeministri urojnë ditën e rinisë

Për ditën e rinisë kanë bërë urimet e tyre krerët e lartë të vendit.

Presidenti Bajram Begaj shpreh mirënjohje për studentët e dhjetorit të 32 viteve më parë që çuan në rrëzimin e regjimit komunist.

Nga politika kërkon më shumë mbështetje për të rinjtë dhe të vazhdojë rrugën integruese teë Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama i uroi të rinjtë me vargjet e njohura të poezisë së Migjenit, e njohur si “Kanga e Rinisë”.

Mesazhin e shoqëron edhe me spotin “Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›