E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit/ Diskutohen masat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Ditën e martë presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimimin ndaj sulmeve të tilla është çështja që do të diskutohet mes drejtuesve më të lartë të vendit.

Zyra e shtypit e presidentit bën me dije se gjatë mbledhjes do të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kiberenetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet Shqipëria.

Për herë të parë në tryezën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të ulet edhe drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

I ftuar në këtë mbledhje nga opozita është Ferdinand Xhaferaj, në cilësinë e zëvendës-kryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›