E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj në Itali për të mbështetur kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare, pritet nga Mattarella dhe Meloni

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit të sportistëve shqiptarë, me ftesë të presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj u pritën nga presidenti italian Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni.

Më pas, presidenti Begaj ndoqi nga tribuna ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm sportiv.

Shqipëria përfaqësohet në “Taranto 2026” me 71 sportistë në 17 disiplina, mes tyre sportistë me rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare.

“Taranto 2026” merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të njohë mikpritjen e shqiptarëve me Kosovën flamurmbajtëse.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›