E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj përkujton sulmin e 11 shtatorit 2001: Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.

Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara.”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›